Banorët kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit, tentuan ta sulmojnë drejtuesin e ekskavatorit

Banorët e fshatit Sopanicë të Kaçanikut janë duke kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit me protestë në lumin Lepenc.

Gjatë protestës, disa nga protestuesit kanë tentuar që të sulmojnë drejtuesin e ekskavatorit.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi për Policinë e Kosovës, Kanun Veseli, i cili theksoi se situata është nën kontroll.

“Gjatë zhvillimit të protestës, disa nga protestuesit kanë tentuar të sulmojnë drejtuesin e ekavatorit të kompanisë ndërtuese, mirëpo kanë intervenuar policia, situata është nën kontroll dhe po merren veprimet policore”, u shpreh Veseli.

Sot rreth orës 08:10 Policia ka pranuar një informacion se në mes të fshatrave Doganaj dhe Soponicë, tek ura e lumit Lepenc në Kaçanik ka filluar një protestë rreth 20 persona nga banorët e zonës, lidhur me pakënaqesinë e ndërtimit të një hidrocentrali që është duke u ndërtuar.

Veseli tha se policët e stacionit të Kaçanikut janë në vendin e ngjarjes dhe po monitorojnë situatën./21Media

Back to top button