Një i burgosur vdes në Spitalin e Gjilanit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një i burgosur ka vdekur të dielën rreth orës 04:30, në Spitalin e Gjilanit.
I burgosuri ishte dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media