Një i lënduar në aksident trafiku në Deçan

Një person ka mbetur i lënduar sot rreth orës 16:20 minuta në Deçan.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës. Rugova ka treguar se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.
Sipas Rugovës, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një kamionete.
“Me datë 21.11.2021, rreth orës 16:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Pozhar-Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara nje veture dhe nje kamionete dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lendime trupore, i njejti me autoambulancë është dërguar ne spitalin Rajonal në Pejë“, ka thënë Rugova./21Media

Back to top button