Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në Prishtinë, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar sot rreth orës 12:30 nërrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:30 në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë Ahmeti
Ahmeti ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button