Një i lënduar në kokë e këmbë paraqitet në stacionin policor

Një person me lëndime në kokë dhe këmbë është paraqitur në stacionin policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona të dyshuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 05:20, në Leposaviq.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktima është dërguar në trajtim mjekësor, përderisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

Rasti është iniciuar si vrasje në tentativë dhe është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./21Media

Back to top button