Një i lënduar nga aksidenti në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë

Një këmbësorë ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme, në rrugën ‘Fahri Fazliu’, në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka thënë se dy prej veturave ishin të parkuara ndërsa njëra në lëvizje.
“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?