Një i moshuar plaçkiti bankën dhe i hodhi paratë në ajër

Kalimtarët i kthyen paratë përsëri në bankë

Një burrë me mjekërr të bardhë plaçkiti një bankë dy ditë para Krishtlindjeve, pastaj hodhi paratë në ajër dhe me shumë entuziazëm ua uroi Krishtlindjet kalimtarëve, thanë burimet. Policia tha se një burrë i moshuar plaçkiti një bankë në Colorado Springs të hënën pasdite. 

“Ai plaçkiti bankën, doli jashtë dhe i hodhi të gjitha paratë. Filloi t’i hidhte paratë jashtë çantës dhe tha: “Urime Krishtlindjet!”, i tha burimi Dion Pascale Colorado 11 News.

Burimet thanë se i dyshuari po shëtiste afër kafenesë Starbucks, u ul dhe po priste derisa ta arrestonin, shkruan BBC, transmeton rtv21.tv

Raportohet se kalimtarët i kanë mbledhur paratë dhe i kanë kthyer përsëri në bankë. Ndërsa i dyshuari sipas policisë është David Wayne Oliver, 65-vjeçar. Raportohet se ai nuk kishte ndonjë ndihmës me vete./21Media

Back to top button