Një i shëruar dhe asnjë rast i ri në Malishevë

 

Sot është regjistruar dita e dytë pa asnjë rast të ri me COVID-19 në komunën e Malishevës, përderisa një person është shëruar plotësisht, ndërsa dje një person ka ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive në komunën e Malishevës është 45.

“Gjendja aktuale me COVID-19 në komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, janë regjistruar 158 raste me COVID-19, prej tyre 101 janë shëruar, 45 raste janë aktive dhe 12 persona kanë vdekur. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga IKSHP.”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në fund shtabi komunal emergjent u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe vendimet e organeve përgjegjëse shëndetësore, për mbajtje të maskave mbrojtëse, higjienë të duarve dhe shmangien nga grumbullimet e njerëzve./21Media

Back to top button