Në nderim të kontributit të veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur të krijojë urdhrin “Adem Demaçi”. Kreu i shtetit në një postim në Facebook ka shkruar se ky urdhër do t’u ndahet personaliteteve të vendit tonë që shquhen për qëndresë dhe vetëdije të lartë kombëtare.

“Jashtëzakonisht krenar që Kosova e pavarur është ndërtuar mbi themele të forta që janë vendosur nga veprimtaria e atdhetarëve të shquar, siç është Adem Demaçi. Shteti ynë është shtëpi e gjeneratave të reja, që punojnë pandalshëm për t’i lartësuar vlerat që i besuam dhe për të cilat sakrifikuam shumë.

Në nderim të përjetshëm të kontributit të pashembullt të Adem Demaçit, si president i vendit kam vendosur të krijoj urdhrin “Adem Demaçi”. Ky urdhër do t’u ndahet personaliteteve të vendit tonë që shquhen për qëndresë dhe vetëdije të lartë kombëtare.”, shkroi presidenti në Facebook./21Media

Jashtëzakonisht krenar që Kosova e pavarur është ndërtuar mbi themele të forta që janë vendosur nga veprimtaria e…

Posted by Hashim Thaçi on Monday, August 10, 2020