Një i vdekur, 11 raste të reja me Covid-19

 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 11 raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 146 persona.

“Nga 2.074 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.054. Në total numri i rasteve aktive është 1.198.”, ka informuar MSh.

Siç ka informuar ministria, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.647 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.126 doza të vaksinës./21Media

 

Back to top button