Një i vdekur, 21 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Një person që ishte i prekur me Covid-19 vdiq gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa 21 qytetarë rezultuan pozitivë.
Viktima ishte një 77 vjeçar nga Tepelena.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim dy pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 19 persona nga Covid-19.
Shqipëria ka regjistruar 331.473 raste me koronavirus, prej tyre 327.629 janë shëruar, 252 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e kanë humbur 3.592 pacientë.

Back to top button