Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Gabriel Jesus

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta nuk është i sigurt nëse do të jetë në gjendje ta thërrasë Gabriel Jesusin për ndeshjen e së dielës, kundër Leeds.
Ai pësoi lëndim gjatë ndeshjes Arsenal-Liverpool javën e kaluar, ku u përplas me portierin Alisson dhe qendërmbrojtësin Virgil van Dijk.
Si rezultat i kësaj ai mund të mos kthehet të dielën.
“Nuk e di. Është e qartë se ai ka disa shqetësime pas ndeshjes kundër Liverpool-it. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm të mos sjellim atë. Le të shohim se si do të jetë ai këtë të premte dhe të shtunë”, tha Arteta.
Gabriel është golashënuesi më i mirë i Arsenalit në Premier League këtë sezon, me pesë gola të shënuar./21Media

Back to top button