Një i vdekur, 23 raste të reja

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 23 raste të reja, ndërsa janë shëruar 230 persona nga Covid-19.

“Rasti i vdekjes është nga komuna: Ferizaj 1 rast (63 vjeç).”, ka bërë të ditur IKSHPK.

Sipas institutit, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Pejë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Gjilan, Istog, Klinë, Mitrovicë, Obiliq, Prizren dhe Viti.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.107 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.987.Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes.”, ka bërë të ditur tutje IKSHPK./21Media

Show More
Back to top button