Një i vdekur dhe 1 mijë e 84 të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu raportohen edhe 1.084 raste të reja me Covid-19, Kurse janë shëruar 406 persona.
Në anën tjetër institucionet shëndetësore po bëjnë thirrje të vazhdueshme për respektimin e masave si dhe vaksinimin.
Aktualisht në Kosovë është aprovuar edhe doza e katër e vaksinës për moshën mbi 60 vjeç, e më këtë dozë deri më tani janë vaksinuar 517 persona./21Media

Back to top button