Fazliu ndalet në luftën e parë në “Grand Prix” të Zagrebit

Laura Fazliu sot nuk ka arritur që të kalojë në raundin e dytë të garës së xhudos “Grand Prix” që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.
Xhudistja kosovarë në raundin e parë është ballafaquar me xhudisten Ariel Sanchez nga Republika Dominikane, e cila është treguar më e suksesshme në dyluftim me Fazliun.
Fazlu dhe Sanchez janë ballafaquar në kuadër të kategorisë 63 kilogramë.
Ndërsa, dje kanë garuar edhe xhudistet: Flaka Loxha, e cila është ndalur në çerekfinale dhe Distria Krasniqi që ka fituar medaljen e argjendtë.

Back to top button