Një i vdekur dhe 21 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

Një viktimë dhe 21 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Berat me 4 raste të reja, duke vijuar me, 3 raste në Durrës, 2 raste në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kurbin, Gjirokastër, 1 rast në Devoll, Mirditë, Tropojë, Librazhd.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Tirana, 77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,097 që nga fillimi i epidemisë.

Back to top button