Përleshje në Prishtinë, një nxënës theret me thikë

 

Një rrahje ndërmjet disa nxënësve ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Gjatë përleshjes një i mitur është plagosur me thikë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14 :00, kemi marrë informatën se lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave (të mitur). Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka konfirmuar Ahmeti.

Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./21Media

Back to top button