Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident që që ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në autostradën “Arbën Xhaferi”, konkretisht në kilometrin e 15-të të segmentit Lipjan – Ferizaj.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
Hoxha bëri të ditur se vdekjen e 44-vjeçarit e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes, derisa të lënduarit janë transportuar për në QKUK.
“Rreth orës 14:00 në autostradën “Arbën Xhaferi” Lipjan -Ferizaj km-15 është shkaktuar aksident trafiku ku janë pershirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndersa tjetri i ndalur në shiritin emergjent. Si pasojë e aksidentit dyshohet se një person i gjinisë mashkull rreth 44 vjeqar ka vdekur ne vendin e ngjarjes, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndersa kater persona kanë pësuar lëndime trupore të cilet janë transportuar ne QKUK-Prishtinë per tretman mjekësor. Ekipet relevante policore kanë dal ne vendin e aksidentit, perfshirë edhe ato të hetimeve të cilat po punojnë në identifikimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave që e karakterizojnë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori”, tha Hoxha.
Tutje ai bëri apel tek vozitësit që të jenë më vigjilent dhe t’i respektojnë rregullat e trafikut.
“Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve te automjeteve po behet gjithnje e më shqetsuese, andaj kerkojme nga te gjithe drejtuesit e utomjeteve te jenë më vigjilent dhe te respektojne rregullat ne trafikun rrugor. Respektimi i shenjave në trafik dhe pershtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë eshte domosdoshmeri per nje siguri me te madhe rrugore. Megjithatë, Policia e Kosovës po ndermerr dhe do te ndermerr ne vazhdimesi masa rigoroze ligjore ndaj te gjithe atyre që bien ndesh me rregullat dhe ligjet e trafikut dhe në një menyre apo tjeter rrezikojnë sigurinë e pjesmartësve në rrugë”, tha Hoxha.
Hoxha ka bërë të ditur se lidhur me këtë aksident është arrestuar një i dyshuar.
“Lidhur me shkaktimin e aksidentit ne fjale me urdher te prokurorit nje person i dyshuar dergohet ne mbajtje per 48 orë per procedura te metejme ligjore”, tha Hoxha./21Media