Një i vdekur dhe nëntë raste të reja me koronavirus
Një person ka vdekur, ndërsa janë shënuar edhe nëntë raste të reja me koronavirus në vendin tonë.
“Nga 1.575 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.405. Në total numri i rasteve aktive është 152”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministrisë e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës.
Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?