MSH: “Pfizer” po përdoret te dozat e dyta

 
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Kosova është një nga vendet e rralla të rajonit e cila nuk ka pranuar vaksina të pa aprovuara për përdorim nga EMA.
Prandaj, duke qenë që janë siguruar dy lloje të vaksinave, që të dyja të aprovuara dhe të përdorura gjerësisht në shumë vende të botës, qytetarët do ta marrin atë vaksinë e cila do të ju ofrohet në qendrat e vaksinimit, të cilat janë furnizuar me vaksina kundër COVID-19.
Qendrat e vaksinimit janë të furnizuara me vaksina kundër COVID-19 dhe ato do ta zbatojnë Planin e vaksinimit kundër COVID-19, ndërkohë që qytetarët inkurajohen të aplikojnë për caktim të termineve për vaksinim përmes platformës e-Kosova, ku nga sot është hapur mundësia edhe për aplikimin e kategorisë mbi 40 vjeç.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për RTV21 se aktualisht qendrat e vaksinimit kanë në përdorim për dozën e parë vaksinën “Astra Zeneca”, ndërsa “Pfizer” është duke u administruar te dozat e dyta, për ata që edhe dozën e parë e kanë marrë të kësaj vaksine.
“Kosova ka doza të mjaftueshme të vaksinave kundër COVID-19 nga dy llojet në dispozicion dhe ato do të administrohen në mënyrë racionale”, kanë thënë nga MSH./21Media

Back to top button