​Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në Leposaviq

Një person, shtetas i Serbisë, ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin “Rudar” të Leposaviqit.

Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture.

Kamioni dhe vetura ishin me targa të Serbisë, ndërsa edhe viktima, që ishte shofer i veturës, ishte shtetas i Serbisë.

“Policia e Kosovës, sot në orët e mbrëmjes ka pranuar informacion për një aksident trafiku të ndodhur në Rudarë, në rrugën Mitrovicë-Leposaviq. Njësitë policore menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku bazuar në informacione e para dyshohet se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, me tabela të Serbisë. Lidhur me gjendjen shëndetësore të drejtuesve të mjeteve, pritet konfirmimi nga mjekët kompetentë”, njofton policia e Kosovës.

Njësitë policore janë duke u marrë me rastin.

Back to top button