Sevilla i tregon Unitedit kush është mbreti i Ligës së Evropës

Skuadra spanjolle e ka siguruar biletën drejt gjysmëfinales së Ligës së Evropës duke e eliminuar Manchester Unitedin.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, Sevilla e ka mposhtur Manchester United me rezultat bindës 3:0.

Dy gola nga Youseff En Nesyri (minuta e 8’ dhe 81’) dhe një gol nga Loic Bade (minuta e 47’) i siguruan fitoren sot Sevillas ndaj “Djajve të Kuq”.

Me këtë fitore, Sevilla avancon në gjysmëfinale, ku pas dy ndeshjeve të zhvilluara e mposht United me rezultat të përgjithshëm 5:2.

Tani, Sevilla në gjysmëfinale do të përballet me skuadrën e Juventusit.

Rezultati final, 3:0 në favor të Sevillas.

Rezultati i përgjithshëm, 5:2 në favor të Sevillas.

Back to top button