Një i vdekur dhe shtatë të lënduar nga shembja e ndërtesës në Stamboll

Një person vdiq dhe shtatë të tjerë u lënduan kur një ndërtesë apartamentesh u shemb të dielën në mëngjes në metropolin turk të Stambollit, me disa njerëz ende të bllokuar nën rrënoja, tha një guvernator lokal.
Davut Gul tha se një ndërtesë trekatëshe u shemb në lagjen Kuçukçekmeçe.
“Shtatë persona janë nxjerrë me lëndime. Dy persona të tjerë janë të bllokuar nën rrënoja”, tha Gul, duke shtuar se përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar.
Ai shtoi se dy personat e lënduar janë në gjendje të rëndë.
Zyra e Guvernatorit të Stambollit tha se struktura u shemb në orën 8:40 të mëngjesit me orën lokale. Shkaku nuk u bë i ditur menjëherë.
Po vijojnë proceset gjyqësore dhe administrative lidhur me ngjarjen.