Një i vdekur dhe tetë raste të reja me koronavirus

 
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes nga koronavirusi, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Nga 1 mijë e 98 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sipas njoftimit të MSH-së, sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 787.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 320./21Media

Back to top button