Anulohet dënimi i Naser Pajazitajt

Gjykata e Apelit ka vendosur që ta anulojë dënimin me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Ferizajt ndaj Naser Pajazitajt, i cili akuzohet se e ka vrarë Donjeta Pajazitajn.
“Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të të akuzuarit N.P. dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, duhet që të anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, PKR.nr.9/20 i datës 7 korrik 2021, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale”, është bërë e ditur në njoftim.
Në maj të këtij viti, Gjykata e Ferizajt e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, pasi e ka gjetur fajtor për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Aktgjykimin e anonimizuar të Gjykatës së Apelit të Kosovës mund ta gjeni KËTU .
Naser Pajazitaj akuzohet se më 09.11.2015, në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë” , me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyre dinake dhe për motive të ulëta e ka vrarë Donjeta Pajazitajn./21Media

Back to top button