Një i vdekur dhe tre të plagosur nga sulmet në Kharkiv

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ruse në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv.
Kështu ka bërë të ditur kryebashkiakut lokal Ihor Terekhov, i cili ka thënë se Rusia nuk po e lë Kharkivin vetëm dhe po i mban njerëzit me frikë.
Kharkiv iu nënshtrua bombardimeve intensive në dy muajt e parë të luftës ndërsa betejat u ndezën pranë periferisë së tij.
Siç shihen në fotografitë e publikuara nga Sky News, luftimet ende vazhdojnë./21Media


Back to top button