Një i vdekur, mbi 80 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Një person i prekur me COVID -19 vdiq gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa u regjistruan edhe 88 raste të reja.
Janë 1.513 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit vdiq një qytetar nga Mallakastra 63-vjeç, ndërsa u shëruan edhe 189 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nga 484 testime rezultuan pozitivë 39 qytetarë në Tiranë, 9 në Fier, 7 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Durrës, 3 në Berat, nga 2 në Shkodë, Vau i Dejës, Vlorë, Tepelenë, Gramsh, nga 1 në Pukë, Krujë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Klos, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Korçë.
Shqipëria deri më sot ka regjistruar 329.890 raste me koronavirus, prej tyre 324.792 janë shëruar, 1.513 janë raste aktive, ndërsa kanë humbur jetën 3.585 pacientë.

Back to top button