Një i vdekur në aksident trafiku në Bresalc të Gjilanit

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën Gjilan-Prishtinë, në fshatin Bresalc.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka bërë të ditur se nga aksidenti, i lënduar ka mbetur shoferi i veturës tjetër, si dhe disa pasagjerë tjerë që kanë qenë në dy veturat, megjithatë, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.
“Me datë 04.08.2021 rreth orës 23:25 në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, saktësisht në hyrje të fshatit Bresalc Komuna e Gjilanit, ka ndodhur aksident rrugor me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve në lëvizje. Si pasoj e këtij aksidenti, jetën e humb drejtuesi i Automjetit BMV, ndërsa lëndime trupore përveç dy vozitësve kanë pësuar edhe të gjithë bashkë udhëtarët tjerë që ishin në të dy veturat ku kanë kërkuar ndihmë mjekësorë fillimisht në spitalin rajonal në Gjilan e më pastaj tre nga ta për shkak të lëndimeve ma të rënda janë dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Hashani./21Media
 
 

Back to top button