9 të vdekur gjatë muajit korrik

Nëntë persona kanë humbur jetën vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, si pasojë e aksidenteve në komunikacion.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktimat ishin një shofer, dy motoçiklistë, pesë pasagjerë dhe një këmbësor.
“Aksidentet nuk ndodhin, ato shkaktohen!”, thuhet në njoftimin e policisë duke i apeluar pjesmarrësit në trafik për kujdes. “Eja ti, jo lajmi për ty!”.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 124 aksidente, 29 prej tyre me të lënduar dhe 95 me dëme materiale./21Media

Back to top button