Një i vdekur në Ferizaj
Viktima është gjetur në shtëpinë e tij
Një person është gjetur i vdekur dje rreth orës 17:20 në Ferizaj.
“Raportohet se në një shtëpi, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës duke thënë se po hetohet vdekja e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve./21Media