Një i vdekur në rrugën Podujevë-Prishtinë

 

Një person ka vdekur dje në rrugën nacionale Podujevë-Prishtinë pas një aksidenti në trafik ndërmjet dy veturave.

Sipas Policisë deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e gjendjes shëndetësore të të dyshuarit tani të ndjer.

“Dyshohet se i dyshuari ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore e jo për shkak të aksidentit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa drejtuesi i veturës tjetër është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button