Një i vdekur nga Covid-19
Një person ka vdekur dhe 14 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë në 670 testime të realizuara, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu bëhet e ditur se sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.675.
Në total numri i rasteve aktive është 350.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 252 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.339 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.426 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 102.128 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës./21Media