Pasagjeri pa përvojë fluturimi ul aeroplanin, pasi piloti humb ndjenjat

Një pasagjer pa përvojë në fluturim të aeroplanit, e uli sigurt avionin në një aeroport në Florida me ndihmën e kontrollorit të trafikut ajror, pasi piloti humbi ndjenjat.
Situata dramatike ndodhi të martën kur pasagjeri u kap në audio duke i thënë kontrollit të trafikut ajror se ai “nuk e ka idenë” se si ta drejtojë avionin, transmeton rtv21.tv.
“Kam një situatë serioze këtu”, thotë pasagjeri i paidentifikuar në audion e LiveATC.net, sipas CNN . “Piloti im është pa ndjenja. Nuk ia kam idenë si ta fluturojë aeroplanin”, dëgjohet pasagjeri t’i thotë kontrollit të trafikut ajror në Fort Pierce.
“Roger. Cili është pozicioni juaj?” u përgjigj kontrolli i trafikut ajror.
“Përpiquni të mbani krahët në nivel dhe shikoni nëse mund të filloni të zbrisni. Shtyni kontrollet përpara dhe zbrisni me një ritëm shumë të ngadaltë”, shtoi kontrolli i trafikut ajror. “Përpiquni të ndiqni bregdetin, qoftë në veri apo në jug. Ne po përpiqemi t’ju gjejmë”.
Pasi pasagjeri kontaktoi kontrollin e trafikut ajror, avioni privat u vendos në radar brenda katër minutave.
Ndërsa kontrollorët e trafikut ajror gjetën avionin, i cili sipas WPBF-TV ishte një Caravan Cessna.
Avioni u ul pa asnjë problem. “Jeni dëshmitar se si pasagjerët ulën një aeroplan”, thotë kontrollori i trafikut ajror nëpërmjet radios.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) thuhet se po hetonte incidentin dhe beson se piloti pësoi një urgjencë mjekësore./21Media

Back to top button