Një i vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

 
Një person ka vdekur brenda 24 orëve si pasojë e COVID-19 në Kosovë, njofton Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa 32 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 nga 868 testime të realizuara brenda 24 orëve.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 188 qytetarë.
Kurse janë dhënë 463 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.266 doza të vaksinës. Deri më sot 817.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa  janë dhënë 98.286 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button