Një i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

 
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 8 raste të reja me COVID-19, nga 3 mijë e 375 testime të kryera.
Rastet pozitive janë nga:  2 në Tiranë, 2 në Kuçovë dhe nga një në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has.
Betejën me COVID-19 e ka humbur një 73-vjeçar nga Tirana, ndërsa janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të tyre në 129 mijë e 879 që nga fillimi i pandemisë.
Vlora është qarku i parë në vend ku nuk ka raste aktive me COVID-19. Aktualisht janë 136 raste aktive, prej tyre trajtim spitalor po marrin 19 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.
Shqipëria deri më sot ka regjistruar 132 mijë e 469 raste pozitive, prej tyre 129 mijë e 879 janë shëruar, 136 janë aktive, ndërsa luftën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2 mijë e 454 pacientë./21Media

Back to top button