Një i vdekur nga koronavirusi të premten në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes nga koronavirusi, ndërsa nga 1 mijë e 849 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 863.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 328./21Media