Kaloni te përmbajtja kryesore

Një i vdekur nga orteku në Brezovicë

“Dyshohet se viktima është djali i Nexhat Dacit”

Një person sot ka humbur jetën në Qendrën e Skijimit në Brezovicë pasi që e ka zënë një ortek bore në vendin e quajtur “Qafa e Luanit”.

Ilir Morina, drejtor i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë ka konfirmuar për rtv21.tv se një person ka vdekur.

“Njërin e kemi shpëtuar, tjetri ka vdekur”, ka konfirmuar Morina për portalin rtv21.tv

“Dyshohet se viktima Arian Daci është djali i Nexhat Dacit”, ka shtuar Morina.

Nënkoloneli Basri Shabani nga policia e rajonit të Ferizajt për rtv21.tv ka konfirmuar se viktima është me inicialet A.D.

Arian Daci ishte emëruar zëvëndës-ministër i Diasporës në nëntor të vitit 2017./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button