Një i vdekur nga sulmet në Kiev

Sulmi me raketa në një ndërtesë banimi në Kiev ka vrarë një person dhe ka plagosur pesë të tjerë, sipas kreut të policisë kombëtare të Ukrainës.

Një fëmijë shtatëvjeçar ishte në mesin e atyre që u dërguan në spital. Sulmi shkaktoi zjarr në një pallat nëntëkatësh, me shembje të pjesshme të katit të shtatë, tetë dhe të nëntë.

Në vendngjarje kanë mbërritur afro 70 zjarrfikës, të cilët kanë përdorur “19 njësi të pajisjeve zjarrfikëse”.

Garda Kombëtare e Ukrainës pretendon se të paktën 14 raketa janë lëshuar në kryeqytet këtë mëngjes, në breshërinë më të qëndrueshme që ka përjetuar Kievi në muajt e fundit./21Media

Back to top button