Valë e nxehtësisë në ditët e fundit të qershorit

Ditët e fundit të muajit qershor në vendin tonë, do të jenë kryesisht me diell e temperatura maksimale edhe deri në 35C.
Kështu ka njoftuar Prishtina Weather, ku theksohet se në përgjithësi paraqiten kushte për më shumë kthjelllime e diell, mirëpo që orëve të pasdites do të ketë zhvillime të vransirave lokale, që edhe mund të japin kushte për rrebeshe e bubullima, me më gjasë ditën e enjte dhe të premte.
”Temperaturat në rritje. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 20C, e maksimalet shënojnë rritje nga 30C deri në 34C ditën e enjte, që lokalisht mund të kapin vlera edhe prej 35 dhe 36C. Fillimisht frynë erëra veriore të lehta dhe mesatare 3-10m/s, e nga dita e mërkurë nga juglindja.
Shtypja atmosferike luhatet ndërmjet vlerave mesatare, me një rënie ditën e mërkurë”, thuhet në njofitmin e Prishtina Weather./21Media

Back to top button