Kaloni te përmbajtja kryesore

Një i vdekur, rreth 300 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se brenda 24 orëve ka vdekur një person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 290 raste të reja.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë, ndërsa 24 orët e fundit ka humbur jetën me Sars-Cov2 një 78-vjeçar nga Lezha.
Janë shëruar 448 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin në 278,440 që nga fillimi i epidemisë.
Së bashku me infektimet e sotme rezultojnë 6,030 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button