Fenerbahçe vë në shitje fanellat e nënshkruara nga Muriqi

Vedat Muriqi tashmë është zyrtarisht pjesë e Fenerbahçes, teksa rikthimi i tij te gjiganti turk ka nisur të marrë vëmendje të madhe edhe jashtë fushës. Klubi nga Stambolli ka vendosur në shitje dy fanella të nënshkruara nga sulmuesi kosovar, duke i nxjerrë ato në ankand për tifozët dhe koleksionistët.
Fanellat me autografin e “Piratit” janë publikuar në platformën zyrtare të klubit, Sulmuesi kosovar rikthehet kështu në një klub ku kishte lënë gjurmë, ndërsa tashmë tifozët verdhekaltër kanë mundësinë të sigurojnë edhe një kujtim special nga ai.
Muriqi ishte pjesë e Fenerbahçes në sezonin 2019/20, ku realizoi 17 gola në 36 ndeshje para se të transferohej te Lazio. Pas aventurës në Itali, ai u bë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Majorkas, ndërsa sezonin e fundit shënoi 23 gola dhe tërhoqi sërish interesimin e klubit turk.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?