Një i vrarë dhe dy të plagosur në Lipjan

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmë në Lipjan.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, rreth orës 23:40.

“Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja,  një predhë dhe një fragment metali.

Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti është në procedurë hetimore./21Media

Back to top button