Një i vrarë pas shpërthimeve në Kiev

Një person është vrarë pas shpërthimeve në lagjen Podilskyi të Kievit, tha të dielën vonë kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

Disa shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, sipas ekipit të CNN në terren.

Shpërthimet goditën lagjen Podil të kryeqytetit ukrainas, duke përfshirë zona banimi dhe biznesi, tha Klitschko. Lagjja Podil është pjesë e rrethit më të madh të qytetit Podilskyi.

Shpërthimet goditën “disa shtëpi dhe në territorin e një prej qendrave tregtare. Ekipet e shpëtimit, paramedikët dhe policia janë tashmë në vendngjarje”, tha Klitschko përmes Telegram.

Gjithashtu përmes Telegramit, Klitschko tha se ekipet e shpëtimit po shuajnë një zjarr të madh në një nga qendrat tregtare në lagjen Podilskyi të kryeqytetit. Ai shtoi se shërbimet mjekësore, të shpëtimit dhe të policisë janë në vendngjarje.

Më herët të dielën, zjarr masiv kundërajror shpërtheu mbi Kiev. CNN pa topa kundërajror që gjuanin në qiellin e natës për disa minuta në atë që dukej se ishin të paktën dy raketa kundërajrore që u hodhën gjithashtu në ajër.

Nuk është e qartë se çfarë po gjuanin ukrainasit, por ekuipazhi i CNN pa një pikë të ndriçuar që përshkoi qiellin mbi kryeqytetin, i cili mund të ketë qenë një avion./21Media

Back to top button