​Borrell: Edhe para luftës në Ukrainë, pati ngritje të tensioneve midis Kosovës e Serbisë

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell pas vizitave në Shqipëri, Bosnje e Maqedoninë Veriore, deklaroi se është koha për të ecur përpara në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa shtoi se edhe para luftës në Ukrainë kishte ngritje të tensioneve në rajon, veçanërisht midis Serbisë e Kosovës.
Borrell në një blog të tij ka shkroi se lufta në Ukrainë sjell kujtime të gjalla të luftërave rreth shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet 1990 dhe fillimin e viteve 2000. Ai tutje shtoi se kjo ndërmjet Kosovës dhe Rusisë pati ngritje të tensioneve edhe para fillimit të luftës.
“Por edhe para luftës në Ukrainë, pati një ringritje shqetësuese të tensioneve në rajon, veçanërisht brenda Bosnjë-Hercegovinës dhe midis Serbisë dhe Kosovës. Ne kemi parë ndërhyrje nga jashtë që synojnë të destabilizojnë fqinjët tanë dhe të dobësojnë Bashkimin Evropian, veçanërisht përmes fushatave tinëzare dhe të mirë-dokumentuara të dezinformimit të Rusisë”, shkroi ndër tjera Borrell./21Media

Back to top button