Një i vrarë pas sulmit rus në termocentralin në Kharkiv

Një punonjës i një impianti energjie dhe ngrohjeje në Kharkiv është vrarë pas një sulmi raketor rus, tha të dielën vonë, kreu i Administratës Civile të Rajonit Kharkiv, Oleh Synehubov.
“Si rezultat i goditjeve në infrastrukturën kritike të Kharkiv, një burrë – një punonjës i ndërmarrjes – vdiq. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin e tyre”, tha Synehubov përmes Telegram.
Sulmet raketore ruse lanë shumë pjesë të Ukrainës lindore, përfshirë Kharkivin, pa energji elektrike, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, transmeton rtv21.tv.
Nëntë nga 11 raketat ruse të lëshuara në drejtim të Ukrainës lindore të dielën në mbrëmje u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, tha shërbimi i shtypit për Komandën e Forcave Ajrore Lindore të Ukrainës përmes “Facebook”./21Media

Back to top button