Një i vrarë, shtatë të plagosur në Oklahoma
Një person u vra dhe shtatë u plagosën të dielën nga të shtënat me armë në një festival Oklahoman lindore, thanë autoritetet.
Dy të mitur ishin në mesin e atyre që u qëlluan në ngjarjen e Ditës së Përkujtimit pranë Taft, rreth 10 milje (16 kilometra) në juglindje të Tulsa-s, tha në një deklaratë Byroja Shtetërore e Hetimit në Oklahoma, shkruan Time.
Raportohet se asnjë person nuk u arrestua lidhur me rastin.
Rreth 1500 njerëz morën pjesë në këtë ngjarje./21Media