Një javë afat për Qeverinë nga punëtorët teknikë

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës vendosi që të shtyjë marrjen e vendimit për protestë.

Jusuf Azemi, kryetar i kësaj sindikate, thotë se po i japin afat Qeverisë që të reflektojë lidhur me kërkesën e tyre për shtesa. Sipas tij, vendimi për protestë do të merret javën e ardhshme.

“Ne edhe një javë po i japim mundësi, po i japim afat Qeverisë së Kosovës që kërkesën tonë ta shqyrtojë mirë, të reflektojë mirë”, tha Azemi.

Shtyrja e marrjes së vendimit për protesta, sipas tij është bërë me kërkesë të një pjese jo të madhe të shoqatave.

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat kërkon nga Qeveria e Kosovës shtesa edhe për punonjësit e sektorit privat./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button