Një kandidat serb tërhiqet nga gara për zgjedhjet në Veri

Aleksandër Arsenijoviq, është tërhequr nga gara Për zgjedhjet për kryetar të katër komunave në Veriun e Kosovës.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi.
Sipas tij, në arsyetimin me shkrim që e kanë pranuar nga Aleksandër Arsenijoviq thuhet se  ai ka tërhequr kandidaturën e tij me vullnet të lirë.
“Mund t’ua konfirmoj se më 2 dhjetor 2022, brenda afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja për tërheqjen e subjekteve politike, kemi peanuar njoftimin për tërheqjen e kandidatit të Iniciativës Qytetare “Srpski Opstanak”, Aleksandar Arsenijevic, nga gara për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut. Në arsyetimin me shkrim që kemi pranuar, ai ka tërhequr kandidaturën e tij me vullnet të lirë”, ka thënë Elezi.
Zgjedhjet për kryetar të katër komunave në Veriun e Kosovës do mbahen më 18 dhjetor./21Media 

Back to top button