Një këmbësor u godit nga vetura, shoferi iku nga vendi i ngjarjes

Një këmbësor ka pësuar lëndime në Prizren ngaqë duke kaluar rrugën është goditur nga një veturë.
Policia sot ka bërë të ditur se viktima, pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Pas aksidentit, shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button