Një marokien dhe një algjerian u arrestuan në Kosovë

 

Dy persona janë arrestuar dje në Pejë për veprën penale “Vjedhje”. Siç informoi sot policia të arrestuarit janë: H.A, 26 vjeçar, marokien dhe J.B, 27 vjeçar, algjerian.

“Në Stacionin Policor  në Pejë, me datë 21.01.2021 , është paraqitur viktima mashkull, i cili deklaron se e ka parkuar automjetin e tij në rrugën “Qarshia e gjatё” në Pejё dhe në momentin qё ёshtё kthyer e ka vërejtur se dikush kishte hyrё nё veturën e tij dhe kishte vjedhur një (1) telefon dhe njё (1) palё syze. Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, tё cilёt kanё marrё masat e nevojshme pёr identifikimin e tё dyshuarve. Pas njё kohe shumё tё shkurtёr kanё ariitur tё identifikojnё dhe arrestojё tё dyshuarit.”, bëri të ditur policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit  të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve./21Media

Back to top button